Telegrafi

Aksident i rëndë në Ferizaj, një i vdekur

Në Prelez të Ferizajit, sot  rreth  orës 10:30  ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgoni.

Sipas mjekut kujdestar në Emergjencën e QKMF-së në Feriyaj, Naim  Çerkini,  ekipi i emergjencës  ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të makinës, shkruan Ferizaj Press.

Viktima është  mashkull  i moshës rreth 55-60 vjeçare.

Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.

Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.