Tre persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër ka mërr lëndime trupore në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth mesditës në aksin rrugor Duhël- Shtime.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Komandanti i Policisë për rajonin e Prizrenit, Afrim Sylaj.
Sipas tij në aksident janë përfshitë tri automjete.
“Tre persona kanë mbetur të vdekur, kurse një person ka marrë lëndime trupore, në aksidentin ku janë përfshirë tri automjete. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orë 12:30 në aksin rrugor Duhël-Shtime”, tha Sylaj.
Ai tha se të gjitha njësitet e zjarrfikësve dhe policia janë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/