Një person është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime më të lehta, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Demir Kapi.
Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, tha se makina e aksidentuar është rrokullisur dhe ka goditur një mjet ngarkues.
Personi që është lënduar më rëndë është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa në terren hetime kanë kryer policia dhe prokurori publik.
Përndryshe, ky aksident mbrëmë shkaktoi edhe ndërprerje të tërësishme të komunikacionit në rrugën Demir Kapi-Negotinë./Telegrafi/