Telegrafi

Aksident i rëndë në Bresalc të Gjilanit, dyshohet për një të vdekur (Video)

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sontme në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Siç thonë dëshmitarët, dyshohet për një të vdekur, që sipas përshkrimit të tyre është një burrë, 24 vjeçar, njofton Klan Kosova.

Një lexues ka dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti, që siç thotë ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe tejkalimit në zonë të ndaluar.

Në lidhje me rastin klankosova.tv ka provuar të kontaktojë zëdhënësin e policisë për Rajonin e Gjilanit, por që ka qenë i paqasshëm.