Telegrafi

Aksident i rëndë në Bajqinë të Podujevës, një i vdekur dhe një i lënduar

Sonte rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bajqinë të Podujevës, ku e përfshirë ka qenë një veturë.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“Njëri prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Siç ka shtuar ajo, personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/