Dje në ora 18:50 në SPB Veles është raportuar se në autostradën Veles-Shkup, pas pikës së pagesës Otovica, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Reno Megane” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.K.(41) nga Shkup dhe një automjet mallrash “fap” me shenja regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga Z.D.(57) nga Gostivari.
Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar V.K.(39) dhe një i mitur, të dy nga Shkupi, pasagjerë në veturën Renault. Ata janë transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku është konstatuar vdekja e V.K., të lënduar dy pasagjere të mitura femra në veturën Renault, si dhe pasagjerja në kamion M.Z., 65) nga Gostivari, konstatohet në spitali në Veles.
Pas autorizimit të prokurorit, në vendin e këqyrjes e ka bërë ekipi i SPB Veles.