Telegrafi

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 18-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ditën e djeshme, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën.

I riu ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge në një kanal, ku ka marrë dëmtime të rënda.

18-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanavetë aksidentit.

“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, njofton policia. /Telegrafi/