Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në autostradën Tiranë – Durrës.
Dy automjete janë përplasur dhe për këtë shkak njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur pranë QTU-së.
Mësohet se nuk ka viktima, por vetëm të lënduar dhe dëme të shumta materiale, shkruan Lapsi.al.