Një automjet tip Ford ka dalë nga rruga në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Konjat. Automjeti ka marrë me vete jashtë rrugës barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.
Sipas Policisë shoferi është larguar nga vendi aksidentit. Nëpërmjet targës ka identifikuar pronarin e mjetit dhe po punon për gjetjen e drejtuesit të tij.
Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë. Aksidenti në Konjat aty ku daljet nga rruga janë tepër të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes. /Telegrafi/