E plotësuar: Shtatë persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një kamioni.
“Mund të konfirmojmë se, pak para orës 13:00 në Autostradën Ibrahim Rugova, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
E plotësuar: Një aksident i rëndë ka ndodhur sot para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç‘rast një familje pesë anëtarëshe ka marr lëndime trupore.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur para orës 13:00, ndërsa në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion.
Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të detajeve tjera. /Telegrafi/