Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflig.
Sipas Top Channel një 23-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka dalë nga rruga.
I riu është transportuar fillimisht në spitalin e Lushnjës, ku pasi ka marrë ndihmën e parë, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve mjeti që ai drejtonte ishte marrë me qira.
Dalja nga rruga e mjetit ka ndodhur në rrethrrotullim, ndërsa është shkatërruar edhe mbrojtësja anësore metalike e rrugës.
Nuk janë zbardhur ende shkaqet e vërteta të aksidentit, por policia po punon dokumentin e plotë të rastit.