Telegrafi

Aksident i rëndë në afërsi të QKUK-së

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 24:00 në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Nga pamjet që ka siguruar Telegrafi shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra prej tyre është rrokullisur.

Lexo po ashtu Pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në afërsi të QKUK-së

Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga ky aksident. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/