Telegrafi

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku janë përfshirë një kamion dhe një autobus.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 10:45 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe një autobus. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/