Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën Skenderaj-Klinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona.
“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në një rrugë rajonale Skenderaj -Klinë përkatësisht në fshatin Rakinicë. Në aksident ishin të përfshira tri vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/