Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë komunikcioni në rrugën Klinë-Gjakovë (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot paradite në rrugën Klinë-Gjakovë, afër restorantit “Ujëvara e Mirushës”.

Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete. Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka pasur viktima, por ka të lënduar, të cilët janë transportuar në emergjencë për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia për të hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version