24 vjeçari nga Gostivari ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Gradsko – Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia informon se mbrëmë, rreth orës 4, në distancë afërsisht 500 metra pas pikës së pagesë rrugore në Gradsko, ka ndodhur aksident komunikacioni në të cilin vetura “BMW”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga L.I. (26), ka humbur kontroll mbi veturën, ka kaluar në anën e majtë të rrugës dhe është rrokullisur.
Në veturë kanë qenë edhe personat E.E. nga Gostivari, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa 20 vjeçari A.O. nga Gostivari dhe një person tjetër i panjohur, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën mjekësore – Veles./Telegrafi/