E plotësuar: Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, në mes fshatit Gllarevë dhe të ashtuquajturës Kodra e Dollcit.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombibus.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhavat Ibra, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:52, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Ai njoftoi për KosovaPress se një personi i është ofruar ndihma e parë në Qendrën spitalore në Klinë, kurse dy personat tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi kishin pësuar lëndime serioze, por jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes me kushtet atmosferike.