Telegrafi

Aksident i rëndë afër Gjirit të Lalzit, një i vdekur dhe katër të plagosur

Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një makinë në bordin e të cilës ishin dy zonja me fëmijët e tyre.

Aksidenti ka ndodhur pranë Gjirit të Lalzit.

Njëra prej grave është transportuar për në urgjencë, por ka ndërruar jetë. Ajo ishte duke udhëtuar në mjetin e saj, ndërkohë që janë përplasur me një makinë fuoristradë, shkruan Top-Channel.