Site icon Telegrafi

Aksident pranë ish-bllokut, plagosen 3 persona

Burime policore thanë se “në aksident u përfshinë 4 automjete dhe shkak për është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të një prej mjeteve në të cilin udhëtonin 4 persona nga të cilët 3 prej tyre janë plagosur.”

Policia tha se “makina me të cilën udhëtonin të plagosurit ka hyrë me shpejtësi në kryqëzimin pranë vendit njohur si Ura e Bllokut dhe për pasojë është përplasur me një tjetër mjet dhe mës pas edhe me 2 taksi të parkuara anës rrugës.”

3 të plagosurit u dërguan në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vedngjarje dhe shoqëroi drejtuesin e mjetit, dhe gjithashtu nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version