Një automjet tip benz me targa italiane u përplas me një motoçikletë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 40-vjeçari Gjen Preçi, drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Gjatë manovrimit automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë, ndërkohë që drejtuesi i tij nuk ka pësuar dëmtime. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga motoçikleta, raportoi BW./Telegrafi/