Telegrafi

Aksident me pesë të plagosur në Fier, makinat përplasen dhe përfundojnë në kanal

Një aksident me pesë të plagosur ka ndodhur në dalje të fshatit Fier-Shegan, në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Dy mjete, një tip Smart dhe një Toyota janë përplasur njëra me tjetrën.

Si rezultat i përplasjes dy mjetet kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Bilanci është me pesë të plagosur, mes tyre dhe drejtuesit e mjeteve të cilët tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dy drejtuesit e mjeteve kanë kryer manovër të gabuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa blutë e qarkullimit po disiplinojnë trafikun. /Telegrafi/