Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, përball Sallës “1 Tetori”, ku një automjet ka kaluar rrethojën mbrojtëse dhe është përplasur në një objkekt në ndërtim.
Nga fotografitë që ka siguruar Telegrafi shihet se një veturë e tipit BMW ka përfunduar në rrethojat e një objekti në ndërtim.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar. /Telegrafi/