Në një aksident trafiku që ka ndodhur në Xhurxhevë të Serbisë nuk ka pasur të lënduar, por mënyra se si është zhvilluar ky aksident është paksa i pazakontë.
Gjithçka ndodhi kur shoferi i veturës së markës Alfa Romeo “fluturoi” në një shtëpi private, transmeton Telegrafi.
Lërë që u përplas por edhe murin e dhomës së pritjes e shkatërroi plotësisht – duke bërë që mobilet që ishin brenda të “fluturojnë”.
Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë skenën sikurse në filma të Hollywood-it, e policia serbe ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/