Telegrafi

Aksident i pazakontë në Sarajevë: Vetura del nga rruga, përfundon e përplasur për një ndërtesë

Në stacionin policor në Sarajevë mëngjesin e sotëm është raportuar për një aksident të pazakontë trafiku.

Siç ka konfirmuar për Klix.ba nga qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e dy rrugëve në orën 10 të mëngjesit të sotëm, përcjell Telegrafi.

Aty është konstatuar se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur për një muri, pas së cilës vetura ka goditur objektin.

Hetimet policore janë duke vazhduar, ndërsa po përcaktohet se si mjeti ka devijuar nga rruga. /Telegrafi/