Telegrafi

Aksident i pazakontë në Fier, automjeti përfundon në varrezat e qytetit

Një aksident i pazakontë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Fier, ku një makinë është përplasur në varreza.

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit të Fierit, ku automjeti tip ‘Volkswagen’ është përplasur me disa varrë në anë të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit po shoqërohet në komisariat për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/