Site icon Telegrafi

Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Plepa-Kavajë

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50, në rrugën dytësore. Sipas policisë, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin me iniciale L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

“Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thotë policia. /Telegrafi/

Exit mobile version