Telegrafi

Aksident para Universitetit Shtetëror të Tetovës (Foto)

Sot rreth orës 10 të mëngjesit, para Universitetit të Tetovës ka ndodhur një aksident, raporton gazetari i Telegrafit në terren. Në këtë aksident janë përfshirë, vetura e tipit “Golf” dhe një taksi i tipit “Audi”.

Drejtuesi i makinës “Audi” ka marrë lëndime të lehta, dhe nuk ka persona tjerë të lënduar. Aksidenti ka kaluar me dëme materiale, ku poashtu edhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/