Telegrafi

Aksident para pak çastesh në Tetovë

Gazetari i Telegrafit bën të ditur nga terreni se në rrugën e Ilindenit, ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Aksidenti është shkaktuar në mes dy veturave ‘Seat’ dhe ‘Ford’ me targa regjistrimi të Tetovës. Sipas informatave nuk ka të lënduar por veturat kanë dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është duke e inspektuar rastin. /Telegrafi/