Telegrafi

Aksident i pabesueshëm në Georgia – vetura fluturon në ajër pasi godet platformën e një kamioni

Në një video shfaqet një veturë në Georgia duke fluturuar në ajër pasi u nis nga platforma e një kamioni tërheqës ndërsa udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Aksidenti i pabesueshëm ndodhi gjatë kohës kur policë të Zyrës së Sherifit të Qarkut Lowndes kishin shkuar në vendngjarje pas një aksidenti përgjatë autostradës 84 në pjesën jugore të shtetit.

Pamjet fillojnë me policinë që qëndron në njërën anë të qendrës së autostradës, pranë një automjeti që dukej se ishte rrokullisur, raporton nypost.

Ndërsa një polic po ecte drejt aksidentit, mund të shihet një veturë duke ecur me shpejtësi drejt një kamioni tërheqës të parkuar në anën tjetër të autostradës.

Ajo veturë më pas niset nga rampa e ulur e kamionit tërheqës dhe lundron nëpër ajër përpara se të ndalojë në një pozicion të drejtë.

Policia mund të shihet duke vrapuar drejt automjetit dhe dëgjohet duke kërkuar ndihmë nga EMS.

Patrulla policore e shtetit të Georgias deklaroi se shoferi në atë aksident mbijetoi, por u shtrua në spital me lëndime të rënda. /Telegrafi/