Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e së dielës në kryeqytet.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës ku përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa mësohet se moti me shi dhe pakujdesia e njërit nga drejtuesit e dy veturave të përfshira në rast, ishin shkaktarë të aksidentit. /KosovaPress/