Telegrafi

Aksident me një të vdekur në Rrugën e Kombit, automjeti humb kontrollin dhe përplaset me bordurën

Një aksident është raportuar ditën e sotme në autostradën Milot-Morinë.

Drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/