Telegrafi

Aksident në Zvërnec, plagosen dy maturantë

Një aksident me pasojë plagosjen e dy maturantëve në zonën e Zvërnecit, po festonin zilen e fundit.

Dy automjete ku po udhëtonin maturantët janë përplasur kokë më kokë. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Të aksidentuar kanë mbetur vetëm dy maturant një vajzë dhe një djalë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë se si ka ndodhur aksidenti.