Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Ukshin Kovaqica”, në Vushtrri.
Sipas raportit të policisë, drejtuesi i veturës i cili ka shkaktuar aksidentin është arrestuar.
“Një person është arrestuar pasi që duke drejtuar automjetin e tij me targa vendore ka shkaktuar aksident trafiku fillimisht duke goditur këmbësoren, më pas një automjet Citroen që drejtohej nga një person tjetër. Si pasojë e këtij aksidenti këmbësorja, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja e automjetit Citroen kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/