Një femër është goditur me veturë nga një person i panjohur në Vushtrri. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.
Sipas Policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Derisa rasti është nën hetime.
Kurse, në Mitrovicë, një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin. Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.