Gjatë orëve të pasdites së ditës së sotme ka ndodhur një aksident në rrugën Pestovë-Samadrexhë të Komunës së Vushtrrisë.
Siç merr vesh Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident kur një kamion për bartjen e betonit ka dalë nga rruga, si pasojë e reshjeve të shiut dhe breshërit.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur ndonjë të lënduar. /Telegrafi/