Site icon Telegrafi

Aksident në Vushtrri, 11 persona të lënduar

Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në një rrugë lokale në fshatin Studime e Epërme, në Vushtrri.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy automjete, ndërsa të lënduarit pas tretmanit mjekësorë janë liruar për në shtëpi.

“Në aksident ishin të përfshira dy automjete civile, ku si pasoj e aksidentit lëndime kanë pësuar 11 persona, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKMF Vushtrri, janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version