Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Vorë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të karburantit e për pasojë është lënduar një punonjëse e policisë. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit.
Burime zyrtare bëjnë të ditur janë përplasur dy makina dhe është dëmtuar një punonjëse e qarkullimit rrugor jashtë rrezikut.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.