Site icon Telegrafi

Aksident në Viti, lëndohen 11 persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:25 në Viti. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit (dyshohet tejkalim i pa sigurt) ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur (ballë për ballë) me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovarë.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë pasagjerët në veturat e përfshira.

Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version