Telegrafi

Aksident në Vinicë, lëndohen tre persona

Dje në ora 11:16 në stacionin policor në Vinicë është paraqitur se në rrugën rajonale Vinicë-fshati Smojmirovo, automjeti “zastava jugo koral” drejtuar nga D.N. (45) nga Vinica, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Në aksident ka pësuar lëndime të rënda udhëtari A.I.(67) nga Gostivari, ndërsa lëndime të lehta kanë pësuar shoferi dhe udhëtari tjetër T.N.(41) nga Vinica, të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit.

Në vendin e ngjarjes inspektim ka kryer një ekip inspektues nga Stacioni Policor Vinicë./Telegrafi/