Telegrafi

Aksident në veri, humb jetën një femër

Një femër me inicialet, R.S. 43 vjeçare ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, rreth orës 12:05 në rrugën Zveqan-Leposaviq, përkatësisht në fshatin Rudar.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve, një veture civile dhe një kamioni.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin. /Telegrafi/