Telegrafi

Aksident në vendin e punës, pësoi lëndime të rënda në kokë – ndërron jetë një kosovar në Zvicër

Në një aksident pune të enjten pasdite (6.6.2019) në Nänikon (komuna Uster), një punëtor ndërtimi (58 vjeç) ka pësuar lëndime fatale.

Sipas mediumit zviceran, blick.ch, përcjell Telegrafi, një ngjarje e tillë ka ndodhur rreth orës 11.45 në të cilën kosari ishte i zënë me punën e rrënimit, raporton policia kantonale në Cyrih.

Për arsye aktualisht të pashpjegueshme, ai pastaj ra rreth tre metra në thellësi.

Si pasojë, ai kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, ku me gjithë reagimin e shpejtë, ai vdiq në skenën e aksidentit. /Telegrafi/