Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor, që ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e Velipojës.
Sipas të dhënave paraprake, 81 vjeçari T.G. ishte duke udhëtuar me biçikletë kur u godit nga automjeti me drejtues shtetasin G. Sh., 27 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi T. G., i cili është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.