Telegrafi

Aksident në tunelin e Rozhajës, të paktën një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Mal të Zi.

S. K. (29) nga Rozhaja ka ndërruar jetë pas aksidentit në brendi të tunelit, i cili ka ndodhur sot rreth orës 18:25, në tunelin e Lokves.

Policia malazeze konfirmoi për rtcg se edhe dy persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Viktima ishte dërguar me shenja jete në spital, por edhe përkundër intervenimit të mjekëve, nuk arriti të shpëtojë.

Ndryshe, autoritetet policore kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim gjersa pritet të jepen informacione më të sakta gjatë ditës së nesërme. /Telegrafi/