Një 57-vjeçar nga Tetova është lënduar rëndë pasi që u godit nga një veturë e markës “Lançia”.
Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 16:40 në sheshin “Marshall Tito” në Tetovë, kur vetura me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.K. (32) nga fshati Gllogjë-Tetovë ka goditur L.K. (57) nga Tetova.
Në aksident L.K. ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e policisë nga SPB Tetovë./Telegrafi/