Babë e bijë janë lënduar rëndë në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur vonë pasdite në afërsi të urës në fshatin Miletinë të Tetovës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa të lënduarit së pari janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, por për shkak të lëndimeve serioze ata janë dërguar në klinikat e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, tha se aksidenti ka ndodhur pasi makina e tipit “Golf 5” me targa të Kroacisë e drejtuar nga M.D nga fshati Radiovcë, ka goditur makinën e ndaluar, në të cilën kanë qenë babai 71-vjeçar dhe vajza e tij 18-vjeçare.
“Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po punojnë në zbardhjen e rrethanave dhe arsyeve që çuan deri tek aksidenti”, tha Josifovski./Telegrafi/