Një aeroplan është rrëzuar në rrugë në Teksas në afërsi të një restoranti, e sipas informacioneve piloti ka humbur jetën.
Fatkeqësia ka ndodhur në orët e para të pasdites, kurse shkaqet ende janë të panjohura, kanë bërë të ditur zyrtarë lokalë të zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.
Aeroplani u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti i Teksasit, kurse mediat lokale duke u thirrur në deklaratat e dëshmitarëve, aeroplani kishte pasur probleme teknike dhe gjatë rrëzimit kishte goditur një shtyllë elektrike dhe më pas pjesën e pasme të një kamioni që ishte në lëvizje.
Fluturakja ishte përfshirë nga zjarri dhe kishte rënë në afërsi të restorantit “Sonic”, e ekipet e zjarrfikësve u kanë bërë apel shoferëve të shmangin vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplanit.
Deri më tani nuk dihet për çfarë lloji të aeroplanit bëhet fjalë, as sa njerëz ishin brenda fluturakes. Por, besohet se bëhet fjalë për aeroplanin e dedikuar për dy persona.
DEVELOPING: Small plane crashes near Sonic restaurant in Grand Prairie, Texas; no word yet on the condition of the pilot or injuries on the ground.
(Video via KXAS)pic.twitter.com/8RTa3izHB2
— Breaking911 (@Breaking911) December 21, 2020
Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet nga vendi i ngjarjes, madje disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë shpjeguar në detaje se si ka ndodhur gjithçka. /Telegrafi/