Një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi pasdite rreth orës 14.30 në fshatin Bansko të Komunës së Strumicës.
Siç konfirmoi zëdhënësja e SPB-Strumicë, Hrizantema Rendevska, të lënduarit janë transferuar me ndihmën mjekësore urgjente në spitalin e Strumicës, ku janë mbajtur për shërim, ndërsa ekspertiza ende po vazhdon.
Më shumë hollësi për aksidentin nga policia paralajmërojnë për nesër.