Telegrafi

Aksident në Strumicë, një person humb jetën

Një 63-vjeçar V.A. nga fshati Piperevo ka humbur jetën në një aksident që ndodhi sot rreth orës 13:20 në rrugën lokale për në fshatin Dobroshinci, tek vendi “Shapkar”, informojnë prej SPB Strumicë.

Në fatkeqësi kanë marrë pjesë një veturë “Shkoda” drejtuar tash më i ndjeri V.A. dhe automjetit “Sharan” të drejtuar nga E.M. nga fshati Grtadoshorci, i cili së bashku me bashkudhëtarin e tij kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e policisë nga SPB Strumicë dhe prokurori publik./Telegrafi/