Telegrafi

Aksident në Strumicë, humbë jetën një person

Foto: Ilustrim

Nga SPB Strumicë njoftojnë se një person ka humbur jetën në një aksident në komunikacion që ndodhi në rrugën rajonale Strumicë-Berovë, në kryqëzimin për fshatin Saraj.

Nga atje shtojnë se një makinë dhe një kamion janë të përfshirë në aksident, ndërsa një 48-vjeçar ka humbur jetën.

“Një burrë u soll pa shenja jete me dëmtime të forta në kokë. Në makinë kishte edhe një person tjetër, por ai nuk u lëndua”, thonë nga spitali i Strumicës./Telegrafi/