Pesë persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në Skenderaj.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave civile.
“Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në mes dy veturave civile në Skenderaj, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretmanin mjekësor në QKMF në Skenderaj”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/